Ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim: Do ushtroj presion që të zgjidhet kriza politike në Shqipëri
Yuri Kim, e nominuara për ambasadore të SHBA-së në Tiranë, ka prezantuar sot para senatit Amerikan objektivat e punës së saj në Shqipëri.
Në fjalën e saj, Kim tha se Shqipëria është një nga vendet aleate më të veçanta të SHBA. Ajo shtoi se Shqipëria është vendi ku popullariteti i SHBA është më i madh se në vendet e tjera.
Në fjalën e saj, Yuri Kim u shpreh se gjatë mandati të saj do të ketë tre objektiva. I pari inkurajim i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimit si anëtare e NATO-s, për të shpenzuar 2 % të prodhimit të brendshëm në fushën e mbrojtjes. Pika e dytë është promovim i zhvillimit të Shqipërisë si një vend demokratike dhe vijimi i mbështetjes për zbatimin e reformës në drejtësi dhe pika e tretë rritja e shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve.
Dipomatja amerikane ka folur dhe për krizën në Shqipëri. “Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.
(vijon…)