Ambasadorja e Suedisë: Të përmirësohet klima e biznesit! Vetëm 10 kompani suedeze në Shqipëri, 200 në Serbi
Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri zonja Elsa Hastad, në intervistën saj të parë televizive në Emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, thotë se krimi i organizuar shqiptar është një dhimbje koke për Bashkimin Europian, por edhe për vetë Shqipërinë, prandaj duhet të luftohet kudo.
Në lidhje me ekonominë Ambasadorja thotë se duhet të përmirësohet klima e biznesit, sepse për momentin në Shqipëri janë vetëm 10 biznese suedeze ndërsa në Serbi 200.
Intervista e plotë:
Zonja ambasadore fillimisht me lejoni tju falenderoj që pranuar të jeni pjesë e emisionit tim PASSPORT në Radio Televizionin Scan, është vertetë kenaqësi.
Arbër të falenderoj, të uroj mire se ardhjen në residencën e Ambasadës Suedeze në Tiranë, që është e re. Jam e gëzuar që ti ke ardhur këtu.
Më lejoni të them, që është një ambient shumë i këndshëm.
Jemi ende duke pritur disa mobilje suedeze dhe do të jetë më e plotë. Prandaj duhet të rikthehesh.
Prej sa kohësh ndodheni në Shqipëri?
Tani u bënë rreth 6 javë. Kam mbërritur në 1 shtator.
Po përsa i takon impresioneve të para?
Janë shumë pozitive. Shqipëria është një vend shumë i bukur. I ka të gjitha. Njerëz të mirë, njerëz të zgjuar. Vend i bukur, dhe një politikë interesante.
Me aq kohë sa keni këtu, a keni një qytet të preferuar?
Kam udhëtuar pak. Nuk mund të them ende se kam një qytet të preferuar, por më pëlqejnë shumë malet, por gjithashtu edhe deti. Kemi male edhe në Suedi, por janë pak të izoluara nuk kanë asnjë gjë afër, siç e keni ju. Kam drejtuar makinën në disa zona pak dramatike, dhe më ka pëlqyer shumë.
Në postimin tuaj të pare që kur erdhët në Shqipëri, ju bête një postim ku përmendnit ushqimin e qëndrueshëm, çfarë donit të thonit?
Po, thashë domate. Po unë e postova dhe ajo që desha të thoja kishte lidhje me qëndrushmërinë. Qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme, por për mua është gjithçka. Është sjellja jonë, është klima, është industria e veshjeve, janë shkëmbimet tregtare. Është integrimi në Unionin Europian për Shqipërinë, ju duhet të keni punë të qëndrushme, ekonomitë qëndrueshme.
Por ne në Suedi kemi Greta Thunberg, që është modeli se si një njeri, mund të bëjë ndryshimin me sjelljen e saj. Unë besoj se duhet të ndalemi dhe analizojmë pak më shumë sjelljen tonë se çfarë jemi duke bërë. Për tu rikthyer te postimi, kam dëshirën që të blejë dhe konsumoj ushqim shqiptar, nuk dëshiroj të importoj ushqime ngaSuedia me avionë. Po jam pak e apasinuar përqëndrushmërinë.
Më lejoni të them se edhe unë jam një admirues i Greta Thunberg.
Shumë mire edhe unë, të falenderoj.
Doja të kalonim te raportet ekonomike mes 2 vendeve tona, si do I vlerësonit ato?
Nëse jemi duke folur përshkëmbimet tregtare, padyshim qëshifrat janë shumë të ulëta. Do të dëshiroja shumë të shikoja kompani suedeze, që të vijnë në Shqipëri. Por edhe kompanitë e vogla, innovative. Kemi kaq shumë për të ofruar, prandaj besoj se mund të kemi raportet shumë të mira ekonomike. Nuk kemi shumë kompani suedeze, por janë disa, rreth 10 të tilla. Por nëse shikon në shtetet fqinje, në Serbi për shembull janë rreth 200 kompani. Padyshim që ka shumë hapësirë për përmirësim.
Cilët janë sektorët që ju shikoni, se ka më shumë potencial në raportet mes 2 vendeve tona?
Janë disa. Mjedisi apo energjia. Ju keni hidroenergjinë, dhenë këtë fushë Suedia është ndër vendet më të zhvilluara në këtë aspect. Që lidhen me efiçënsën e enegjisë, për të cilën kemi shumë për të ofruar. Pastaj kemi fabrikat e prodhimin, apo në industrinë e veshjes.
Kemi shumë kompani disajni, dhe mendoj se ata do të dëshironin të prodhonin produktet e tyre në rajonin tuaj, Shqipëria mund të jetë një vend i përkryer për këtë. Kjo lidhete dhe me fuqizimin ekonomik të grave por edhe me fuqizimin ekonomik në tërësi, por që kanë të gjitha një lidhje, që është integrimi në Bashkimin Europian.
Si do ta vlerësonit klimën e të bëritbiznes për kompanitë e huaja në Shqipëri, ja u bëj këtë pyetje se ka shumë debate që lidhen me taksa të larta, një administrate tatimore jo shumë eficentë, si do e vlerësoni në opinionin tuaj?
Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë mendoj se nëse një kompani e huaj do të investojë në vend të huaj, ka nevojë përparashikueshmëri. Duhet që e drejta e pronës të jetë të vendin e vet, me pak fjalë do të shkosh në një ambient të sigurt. Në një vend që ti ke besim. Sepse biznesi ka shumë të bëjë me besimin. Është pak e vështirë edhe për mua për dhene një qëndrim në detaje, por këto janë ato pika që unë besoj një biznesi suedez do të kërkonte të kishte në mënyrë që të vij dhe të investojë në Shqipëri.
Një çështje tjetër për ekonominë shqiptare është padyshim turizmi, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë tonë. Ka patur mos gabohem gjatë sezonit të verës edhe fluturime direkt, por çfarë mendoni se mund të bëhet më shumë?
Po ka patur fluturim direkt. Më lejo të them që është një pyetje shumë e mire kjo për turizmin. Por unë besoj se nevojitet që të kemi fluturime direkte gjatë gjithë vitit jo vetëm sezonale. Për momentin e kemi vetëm gjatë sezonit turistik.
Unë besoj se turizmi paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për turistët suedezë që të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë. Duhet ti rikthehem pak termit tim qëndrushmëri, por edhe në turizëm. Dua të them pra me kapacitete akomodimi pak me të vogla. Duke përdorur natyrën dhe ambientin në mënyrën më të mirë.
Besoj se Shqipëria e ka këtë potencial, sepse ju keni mallet ku mund të ushtrohet ecja ose hiking, keni agroturizmin, diçka që shtetasve suedeze do ti pëlqente jashtëzakonisht shumë. Suedezëve nuk jupëlqen që të shkojnë nëplazhe të mbushura me njerëz dhe shumë të njohura, por ata do të vijnë në Shqipëri sepse ka diçka shumë të bukur edhe ekstra.
Çfarë mund të mësojmë nga eksperienca Suedeze, sepne kemi natyrë të mrekullueshme por turizmi malor është pak I zhvilluar, sëbashku me ekoturizmin?
Mendoj se duhet ta zhvilloni atë. Në dijeni time janë disa biznese, që janë duke e menduar, dhe kjo është rruga që duhet të ndiqni, pra të përdorni gjërat që keni. Por patjetër që Shqipëria ka nevojë për trajnime për këtë. Sepse potenciali është i madh dhe fokusi janë turistët europian. Unë di që shumë prej tyre dëshiroj në të udhëtojnë me tren. Vetë unë kur kam qëne më e re udhëtoja me tren në Europë. Dhe tani duke që në më të ndërgjegjshëm për ambientin, zgjedhin të udhëtojnë më avion dhe me tren. Një mundësi për më shumë turistë mund të jetë zhvillimi i hekurudhave.
Hekurudhat tona, janë pak të vjetra por ka disa projekte përrinovimin e tyre. Gjithsesi dua tju pyes për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Suedi, a kemi gjë shifra konkrete sa mund të jenë ata? Nëse ka ndonjë personazh të njohur?
Po ka një komunitet shqiptarësh nëSuedi. Unë nuk i njoh ata, por do ti njoh në të ardhmen kur të kthehem në Stokholm. Ata bëjnë gjithçka që suedezët bëjnë. Jetojnë, punojnë, stjudiojnë, kanë sipërmarrjet e tyre, pra jetojnë në Suedi dhe e janë pasuruar vendin tonë.
Një problem që vendi juaj u përball do vite me parë ka qenë azilkërkuesit nga Shqipëria, por jo vetëm për Suedinë por edhe për Gjermaninë, apo Francën, si është situata tani?
Nuk kam shifra të sakta, por është e drejtë e gjithëkujt të kërkoj azil. Është një e drejtë e parashikuare dhe në tëdrejtat e njeriut të kërkoshazil, por kjo s’do të thotë ta fitosh atë.
Doja të kaloja pak te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, në kemi zbatuar një reformë ndër më të rëndësishmet që nga vitet 1990, që është reforma në Drejtësi. Si do ta vlerësoni?
Është një reformë shumë ambicioze, dhe ne jemi duke e ndjekur atë. Ne jo vetëm si Suedi por edhe si komunitet ndërkombëtar, kemi ndjekur disa procese që janë shumë ambicioze, dhe shpresoj të jenë po aq të mira sa duket.
Por shumë hapa janë hedhur. Është edhe një proces disi i dhimshëm, sepse ka procesin e vetingut, pra shkon shumë thellë, por nga ajo që shikoj është një proces tejet ambicioz, dhe i drejte, deri më tani mund të them se është bërë një punë e mirë, por ska përfunduar ende. Pa harruar që është tejet i rëndësishëm.
Po përsa i përket korrupsionit, çfarë mund të bëje më mire Shqipëria, këtu dua të përfshijë edhe fenomenin e krimit të organizuar?
Besoj se korrupsioni është një sëmundje për shoqërinë dhe vret gjithçka. Godet shumë shtresën e varfër të shoqërisë. Janë gjithmonë njerëzit më të varfër që vuajnë më shumë.
Unë besoj se ju mund ta luftoni realisht korrupsionin dhe të fitoni. Sepse janë njerëzit që bëjnë korrupsion, nuk është fatkeqësi natyrore. Por duhet të ndani mendjen si shoqëri, që ju jeni kundër korrupsioni dhe këtë duhet ta bëjë gjithsecili. Mos të jepni rryshfet, mos të kërkoni para, por patjetër që janë edhe faktorë të tjerë në shoqëri që duhet të japin kontribut, si media që duhet të jetë e vërtetë, qeveria të jetë transparente dhe t’iu mundësojë të gjithëve akses në dokumente.
Duhet të jetë shoqëria civile, që të luftojë për këto vlera, pa harruar politikanë të vendosur për të shërbyer. Ne shikojmë ato shtete ose eksperienca ndërkombëtare që kanë patur sukses në luftën kundër korrupsionit, gjithçka ka filluar nga lideri, presidenti ose lider tjetër qënuk do të ketë korrupsion dhe gjithçka ka qenë e prerë. Duhet të jetë i rëndësishëm modeli në shoqëri, duhet të ketë politikë të përgjegjshëm, një komunitet biznesi të përgjegjshme, duhet të jeni të vendosur.
Po përsa i përket krimit të organizuar, a besoni se e demton integrimin në BE?
Padyshim që e demton, sepse ka të bëje me imazhin me reputacionin e Shqipërisë. Ky fenomen është një dhimbje koke përEuropën, por është një dhimbje koke edhe për vetë Shqipërinë. Padyshim që është një fenomen që duhet luftuar kudo, por edhe këtu në Shqipëri.
Ju e përmendet edhe Europën, integriminë BE është shumë i rëndësishëm për ne, çfarë besoni se do të ndodhë me negociatat, ka mundësi ende për një vendim pozitiv, dhe cili është roli që do të ketë Suedia. A e mbështesni integrimin e Shqipërisë?
Dua të them se Suedia është duke mbështetur Shqipërinë, dhe jemi duke e mbeshtur vendin tuaj prej 20 vitesh tashmë. Ne festuam 10 vjetorin e marrëdhenieve diplomatike, por në fakt janë më shumë vite bashkëpunimi. Bashkëpunimi për zhvillim, është i bazuar edhe në procesin e integrimit në BE, pra mbështetja jonë nuk është vetëm fjalë por edhe aksion. Janë fonde që janë dhënë, janë ekspertë në nivel teknik, çdo gjë që lidhet me integrimin në BE, gjithë proceset e gjithë puna.
Është një mbështetje e madhe, që në vlera konkrete shkon në 15 milion euro në vit, e lidhur direkt me anëtarësimin në BE dhe është punë e vështirë. Besoj se ky është kontributi jonë kryesor, në sektorin ekonomik, mjedis dhe në demokraci. Kjo është ndihma jonë e qëndrushme.
Po padyshim, Suedia do të mirëpresë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kur të jetë gati, prandaj ne mbeshtesim rekomandimin e Komisionit Europian këtë vit, dhe qëndrimi jonë është përhapjen e negociatave me Shqipërinë. Kjo është mbështetja jonë konkrete, dhe pavarësisht çfarë do të ndodhë gjatë këtij muaji, ne jemi këtu për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë.
Ju folët pak për projekte konkrete që shteti juaj është duke financuar në Shqipëri, a mund të përmendim disa prej tyre, ose më rëndësishmit, janë diku rreth 15 milion euro çdo vit mos gabohem?
Janë shumë, por me kënaqësi do të përmendja disa. Për shëmbull në aspektin e mjedisit, ne jemi duke pergatitur Ministrinë tuaj të Mjedisit të punojë për integrimin në BE, që të merret me gjithçka që ka të bëjë me kapitullin 27. Është diçka shumë konkrete dhe më pëlqen kur është diçka konkrete. Kjo lidhet me ndërtimin e kapaciteteve, në ministrinë. Gjithashtu kemi mbështetjen e shoqërisë civile, që lidhet me të drejtat e grave, të komunitetit LGBT, të drejtat në punë shumë e rëndësishme.
Më tej kemi mbështetjen për zhvillimin ekonomik, për inovacion. Sot kemi shpallur nismën për pranimin e projekteve në inovacion me ide të mira. Nëse ke një ide të mire të re, apliko për këtë fond që besoj se është fantastike. Sepse ne do të mbledhim ide të mira dhe risi në gjithë vendin për ti zbatuar më tej, dhe kjo është e ardhmja. Pra e shikoni që ka shumë projekte të tilla shumë të mira, pa lënë jashtë për shtetin e të drejtës dhe gjithçka që lidhet me reformën në drejtësi.