Ambasadorja Kim uron Kodhelin: E para shqiptare që merr këtë post të rëndësishëm
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar deputeten e PS-së, Mimi Kodheli për postin e ri në NATO, ku Kodheli është e para shqiptare që emërohet si zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Aktualisht, ish-ministrja e Mbrojtjes, është kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.
Congratulations to @MimiKodheli on appointment as a Vice Pres of the NATO Parliamentary Assembly, the first Albanian to hold this important post. We look forward to seeing her working w/Rep. @GerryConnolly, PA Pres, to strengthen NATO! 🇺🇸 🇦🇱 #KrahPerKrah @natopapress @USNATO pic.twitter.com/x6yMxL7BOZ
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) November 24, 2020