Ambasadorja në Britani: Shqiptarët gati që të punojnë falas për të zgjidhur krizën e karburantit

Shqipëria ka deklaruar se mijëra emigrantë të saj në Mbretërinë e Bashkuar janë të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së karburantit. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha gazetës “The Guardian”: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5 mijë menjëherë.“

Ai pretendoi se shumë prej 150 mijë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin nga mirënjohja për mikpritësit e tyre britanikë. Gazeta thotë se meqenëse një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve janë pa dokumente është e pamundur të dihet se sa të kualifikuar janë shoferët shqiptarë.

Qirko, i cili vetë kishte kaluar 1 orë në radhë për benzinë, por pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar mungesën prej 100 mijë shoferësh që kërkohen qeveria për shpërndarjen e karburantit.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin “Unë mund të ndihmoj” – tha ambasadori.

Qirko citoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë.

“Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtria e këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”.

The Guardian thotë se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka shpresa për t’u bashkuar me BE, por në vitin 2019 Franca bllokoi hapjen e negociatave të anëtarësimit, shkruan Lapsi.

Në vitin 2017, dy herë më shumë shqiptarë sesa çdo kombësi tjetër u kapën si emigrantë të paligjshëm në portet e Mbretërisë së Bashkuar. Këtë vit, ministrja e brendshme, Priti Patel nënshkroi një marrëveshje për të larguar shtetasit shqiptarë pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Qirko u bëri thirrje britanikëve që t’i shihnin shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke u ankuar se ata shpesh portretizoheshin si anëtarë bandash, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish, përfshirë nga organet qeveritare si Agjencia Kombëtare e Krimit.

SHKARKO APP