Ambasadorja amerikane Yuri Kim darkon me Dua Lipën: Është një yll i vërtetë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në një postim në rrjetet sociale ka treguar se ka darkuar me Dua Lipën dhe familjen e saj. Teksa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkruan se ajo është një super yll i mirëfilltë, edhe më shumë jashtë skenës.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën, familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, aq më shumë”, shkruan Yuri Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

SHKARKO APP