Ambasadorja Yuri Kim: Fund korrupsionit! Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në Konferencën “Sfidat e prokurorisë në dritën e reformës në drejtësi”, deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë punën për forcimin e ligjit, teksa theksoi se korrupsioni duhet të marrë fund.
Ndër të tjera, ambasadorja Kim shton se reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime, por korrupsioni po ndalon vendin të jetë edhe më i mirë. Po ashtu ambasadorja tha se 2020-a do të jetë një vit i madh në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“2020 është një vit i madh në rrugën e Shqipërisë drejt BE, jemi të emocionuar dhe nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë, reformat që po ndërmerr janë shumë të rëndësishme po edhe shumë të vështira. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime në sistemin në prokurori dhe është koha që të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri. Muaj e kaluar kanë treguar që shumë individë kanë qenë të gatshëm që t’i bashkohen sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohje për kontributin e këtyre individëve, dhe për kurajon e tyre, siç është zyra e prokurorisë, SPAK, që do të ketë një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi për të luftuar krimin. Shqipëria duet të ecë përpara në forcimin e ligjit. Duhet t’i jepni fund korrupsionit pasi kjo po e ndalon Shqipërisë që të jetë aq e mirë sa duhet të jetë. Në 2019-ën, zyra e prokurorit të përgjithshme punësoi një numër koordinatorët. Fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj, është vërtetim i reformës në drejtësi. Dua të vë në dukje dhe rëndësinë e koordinimit. Ju bëj thirrje që komunikoni me njëri-tjetrin, për të çuar drejtësinë përpara. Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi s’duhet të vuaj. Mos lejoni fajtorët që të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit që të vuajnë. Duke vepruar krah ligjit, SHBA do ju përkrah”, tha ambasadorja.