Ambasadorja Yuri Kim në Dhërmi: Ndalova për kafe dhe raki… (FOTO)
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po pushon këto ditë në jug të vendit. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto të ndryshme nga bregdeti.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto nga një prej fshatrave më të njohur të bregdetit, Dhërmi, ku është takuar me banorë, si dhe ka shijuar produktet tipike të zonës.
“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen. Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën gliko, liker dhe treguan histori të këndshme. Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit banorëve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën e vërtetë të Shqipërisë”, shkruan Kim.
https://www.instagram.com/p/CET4uYyghEk/?utm_source=ig_web_copy_link
Një ditë më parë, diplomatja e SHBA publikoi pamje nga bregdeti shqiptar duke vlerësuar ushqimet e freskëta. “Mrekulli të bësh një pushim të shkurtër dhe për të zbuluar plazhet e Shqipërisë. Mirënjohëse për drekën që përmban ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksploroj më shumë”,- shkruan Yuri Kim në mesazhin e publikuar në Instagram.