Ambasadorja Yuri Kim: Shpresojmë që PD të fitojë përsëri zgjedhjet
Një mesazh mbështetës, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e pati për rikthimin e PD-së në pushtet. Pas takimit me Lulzim Bashën, Kim u shpreh se shpreson që PD të kthehet më e fortë dhe më e bashkuar nga tranzicioni në të cilin po takon, dhe që të fitojë përsëri zgjedhjet.
“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri.
Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet”.