Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se Shqipëria “po merr vëmendjen globale për një sërë arsyesh të forta”, duke veçuar mes të tjerash rolin që ka vendi ynë në konfliktin në Ukrainë.

Ju ishit vendi i parë që mikpriti afganët që ikën nga talebanët vitin e kaluar dhe keni pritur me dinjitet dhe respekt në vendin tuaj gati 2,500 afganë. Ju jeni tani në qendër të përgjigjes globale ndaj pushtimit të tmerrshëm të Ukrainës nga Rusia, përmes rolit tuaj në Kombet e Bashkuara. Vetëm javën e fundit, një rezolutë shqiptaro-amerikane mori një mbështetje historike, të pashoqe, duke dënuar Rusinë dhe duke mbështetur Ukrainën. Dhe, veçanërisht e përshtatshme për sot – Shqipëria ka marrë vlerësime globale për përqindjen më të lartë në botë të grave ministre në kabinetin e saj: më shumë se 70 për qind”, tha diplomatja amerikane.

Komenti i Yuri Kim u bë gjatë Forumit të Grave në Ushtri, ku Shefja e Shtabit të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjenerale Brigade Hou e cila po viziton Shqipërinë, ishte e ftuar e veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?