Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KLP: Tregoni pavarësi, rezistojini presionit
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar këtë të hënë kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve. Po ashtu Kim pohon se është momenti që Reforma në Drejtësi të thyejë modelet e vjetra dhe të japë guxim.
Postimi i plotë
Takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve.
KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. si dhe njerëzit e shikojnë.
Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë, duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.
1/2 Met with High Prosecutorial Council to emphasize Constitutional duty to guarantee the independence, accountability & discipline of prosecutors. HPC must demonstrate its own independence & integrity, resist pressure, & deliver justice. 🇺🇸 as well as people of 🇦🇱 are watching. pic.twitter.com/mlkduZLpdW
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) April 19, 2021