Ambicie për t’u emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme? Elisa Spiropali: Nder të jem në çdo pozicion
Pas deklaratave të Berishës se ishte planifikuar të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme, Elisa Spiropali thotë se nuk ka pasur ndonjë preferencë. Ajo shtoi se e ka për nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.
“Kjo është një pyetje që s’mund të më bëhet mua. Unë s’kam në mendje një dikaster apo një tjetër. Për mua është nder të jem pjesë e qeverisë shqiptare dhe do jem në çdo pozicion që do më ofrohet. Bëj detyrën siç e kam bërë me devocion të lartë.
Pritshmëritë e publikut apo brenda PS janë shumë delikate dhe gjykimi që bëhet nga kryeministri besoj i merr parasysh të gjithë këto elementë. Për zotin Hasani që është ministri i ri i jashtëm po të pyesësh në qarqet diplomatike do dëgjosh fjalët më të mira”,-tha Spiropali.