Ambicie për zgjedhjet lokale? Grida Duma: Nuk kam komunikim me Bashën
Deputetja demokrate Grida Duma thotë se ka shkëputur çdo komunikim me Bashën, me arsyetimin se ishte ndër zërat kryesorë që kërkoi marrjen përgjegjësisë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
”E natyrshme se kam qenë ndër personat që kam qenë më e zëshme në marrjen e përgjegjësisë së tij (Bashës). Nga pikëpamja njerëzore nuk doja të vendoseshim në asnjë pozitë me njerëzit që kemi bashkëpunuar. Nga pikëpamja politike jemi të detyruar të kuptojmë të vërtetat”.
Po ashtu e pyetur për ambicien politike në prag të zgjedhjeve lokale, Duma tha se për momentin nuk ka ambicie në PD. “Rrugën ta mëson përpjekja, nuk ka rrugëtim politik me hartë të përcaktuar. Nuk është ky momenti për të bërë diskutime për ambicien time. Unë jam në disa detyra në PD dhe përfaqësoj opozitën sa mundem dhe besoj që e bëj mirë këtë”.