Ambulanca përplaset me makinën me targa angleze që përfundoi në lokal. Infermierja dërgohet me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.

Mësohet se në orën 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.

Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere 57-vjeçare me inicialet A.R, është në gjendje të rëndë për jetën sa është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?