AMC dhuron pajisje teknologjike për institucionet publike
Konkretisht, AMC dhuroi dhjetë kompjuterë të rinj me parametra të larta teknologjike dhe dhjetë aparate telefonike e faksi për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjashtë kompjuterë dhe tetë aparate telefonike e faksi për Muzeun Historik Kombëtar dhe dhjetë kompjuterë për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që AMC kontribuon me donacionet e saj për institucione të tilla publike. Muaj më parë AMC dhuroi gjashtë kompjuterë për shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Laprakë në ndihmë të përmirësimit të kushteve të mësimdhënies. Gjithashtu, AMC tregon kujdes të veçantë që tregu shqiptar të posedojë zhvillimet më të fundit teknologjike në botë. Vetëm pak javë më parë AMC solli në Shqipëri ekskluzivisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
AMC, si pjesë e gjigantit Deutsche Telekom dhe T-Mobile, do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme institucionet publike, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të shërbimit publik.
KOHA JONË SONDAZH

