AMC vazhdon të mbështesë sipërmarrësit e “Startup Grind”

 

Rrjeti botëror “Startup Grind” operon në më shumë se 125 qytete dhe 52 vende të botës, ndërsa mbështetet në rang ndërkombëtar nga “Google for Entreprenuers”. Në dekadën e fundit, Tirana ka njohur rritjen më të madhe të sipërmarrjeve, kryesisht në fushën e teknologjisë. Përmes aktiviteteve mujore dhe mbështetjes së AMC, “Startup Grind Tirana” fton themeluesit e kompanive më të suksesshme shqiptare, njerëz me ide novatore si dhe investitorë. Këto aktivitete që AMC i mbështet në vazhdimësi kanë shërbyer edhe si forume për të shkëmbyer me komunitetin e “Startup Grind” eksperiencat e tyre jo të zakonshme, për të rrëfyer rrugën se ku duhet ecur, por edhe aty ku s’duhet shkelur, si një mënyrë për të ngritur biznes të suksesshëm në Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që AMC mbështet nisma të tilla. Si kompani e përkushtuar prej vitesh në angazhimin e saj social, AMC mbështet idetë novatore, risitë teknologjike dhe nismat e reja duke krijuar mundësi zhvillimi.

SHKARKO APP