Amendamentet e PD/ Bushati: Propagandë fëmijnore. Duma: Shqiptarët nuk e duan politikën e rrugës
Analisti Andi Bushati i ftuar në ”Open”, thotë se se amendamentet e propozuara nga PD-ja janë propagandë fëmijnore, por nënkryetarja e selisë blu, Grida Duma u kundërpërgjigj duke thënë se shqiptarët nuk e duan politikën e rrugës.
Pjesë nga debati në Top Channel
Andi Bushati: Unë jam në qasje kundër se të treja paketat i quaj jo vetëm lëvizje propagandistike, por edhe propagandë fëmijnore me çmim shumë të ulët. Ne prodhuam mjekë që falsifikojnë certifikatat e vdekjes sepse vuajmë për bukën ë gojës, por njerëz do jenë edhe ata që do bëjnë Vetting-un e politikanëve.
Grida Duma: Kjo lloj mënyre e të bërit analizë ka vlerën e vet, por unë e gjykoj që është një analizë që ka qëllim turbullimin, por nuk ofron zgjidhje. E vlerësoj Bushatin që ka thënë se nuk dua ta di se cfarë ndodh me PD. Kur thua këtë është njësoj si ti thuash dikujt “unë të urrej plotësisht, por më dëgjo mua se kush është e mira jote”.
Andi Bushati: Në këtë sistem nuk luftohet me reformë. Sa më shumë e keni shtrënguar ju aq më shumë është liruar. Këta kanë ndarë mendjen që do ju shtypin edhe ju edhe ne. Kemi zgjidhje për këtë punë.
Grida Duma: Që ata fusin bijtë e baballarëve kjo nuk do të thotë që baballarët nuk dolën. Situatat sot nuk janë të njëjtat. Në rast se nuk do që të kthehesh në një parti rruge, se ne jemi partia që do qeverisim. Nuk e duan shqiptarët politikën e rrugës.
Andi Bushati: Unë shoh dy rrugë për zgjidhje, ose atë që provuat dhe e latë përgjysmë, të qenit më të dhunshëm se ai. E dyta, një rrugë e një PD që ka vend edhe për mua që se kam fituar, krijimi i një fronmti mbi vlera demokratike, ku votohet dhe jo votohet a nuk votohet e vendos ambasadori i fgundit që i bie rruga nga Shqipëria.