Amerika lejon dhe të vaksinuarit nga Shqipëria me kinezen Coronavac

Qytetarët shqiptarë të cilët kanë mundësi të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë stepur pasi kanë marrë vaksinën kineze, nga sot lejohen të futen në këtë vend pasi u lejua edhe vaksina Coronavac e Sinovac.

CDC amerikane njoftoi se SHBA do të lejojë të hyjnë në vend qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga OBSH, Coronavac, Sinopharm dhe AstraZeneca. Nuk ka njoftim ende për rusen Sputnik me të cilën në Shqipëri u vaksinuan kryesisht forcat policore.

Sakaq nga Nëntori, data mbetet e paspecifikuar, Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit për qytetarët nga 33 vende, përfshirë Shqipërinë, por edhe Kinën, Indinë, Brazilin dhe shumicën e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që duan të futen në SHBA, pavarësisht nëse janë të vaksinuar duhet të bëjnë edhe tampon PCR pra molekular.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?