Amerikanët shqetësohen lidhur me terrorizmin

 

Një sondazh i ri i opinionit lë të kuptohet se amerikanët janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me terrorizmin  pas sulmeve të kohëve të fundit nga elementë ekstremistë islamikë, por mbeten të ndarë në lidhje me heqjen  dorë nga liritë civile për të garantuar sigurinë e tyre.

Sondazhi, i publikuar nga agjencia Associated Press dhe qendra NORK për kërkime publike, gjeti se 54 për qind e amerikanëve besojnë se ndonjëherë është e nevojshme që qeveria të sakrifikojë liritë për të luftuar terrorizmin, dhe 45 për qind nuk ishin dakord me këtë pohim.

Më konkretisht, 56 për qind e të anketuarve thanë se favorizojnë çdo lloj monitorimi nga qeveria për aktivitetet e njerëzve në internet dhe komunikim. Vetëm 28 për qind thanë se e kundërshtojnë një veprim të tillë.

Vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë parë një reagim të madh kundër përpjekjeve të mbikqyrjes qeveritare, pas deklarimeve të ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden.

Por sipas sondazhit, shqetësimi publik duket se tani po zhvendoset në drejtim të sigurisë, pas dalejs së grupit të Shtetit Islamik dhe sulmeve të të fundit islamike në Francë dhe Kaliforni.

Sipas sondazhit, 20 për qind e amerikanëve tani thonë se janë deri diku shumë të shqetësuar  se ata ose anëtarët e familjeve të tyre mund të bëhen viktimë e një sulmi terrorist. Ky shqetësim është dy herë më i lartë nga koha kur e njëjta pyetje u bë tre vjet më parë.

Por republikanët duket të jenë më të shqetësuar se demokratët veçanërisht në lidhje me kërcënimin nga ekstremistët islamikë. 67 për qind e republikanëve të shqetësuar për terrorizmin islamik, krahasuar me 47 për qind të demokratëve.

SHKARKO APP