Amerikani dhuron 300 dollar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në këto ditë të zymta, shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar bashkëkombësit e tyre të cilët kanë mbetur pa një strehë mbi kokë.

51 persona humbën jetën nën rrënoja pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke mbjellë kudo zi dhe dhimbje në këto ditë të ftohta.

Por një rast i veçantë ka mbërritur në redaksinë e Albeu.com nga një person i cili rrëfen se pasi i ka treguar menaxherit të tij kompanisë në Florida për ngjarjen në fjalë, ky i fundit ka vendosur të dhurojë një shumë parash.

Më shumë sesa paratë, në këto momente vlerësohet ndihma dhe gjesti shumë i ndjerë i një njeriu që nuk e lidh asgjë me këtë komb, por gjen hapësirën për të bërë mirë.

“Pershendetje Albeu.com , ju lutem postojeni. Emri im nuk ka rendesi. Punoj per kompanine ” Nimnicht Buick GMC” ne Florida. Personi ne foto quhet Jackie Lynch dhe eshte menaxheri i kompanise.

Ai pasi mori vesh per termetin ne Shqiperi jo vetem me shprehu keqardhjen per viktimat e familjet e tyre por dhuroi nje shume prej $300 te Fundjave Ndryshe. Ne te gjithe ne komunitetin tone ketu kemi kontribuar por kjo ishte dicka e vecante.

E di qe nuk eshte nje shume e madhe por me te vertete me gezoi jashte mase pasi eshte nje mbeshtetje jo vetem financiare por dhe morale per te gjithe te prekurit nga termeti per te cilen ata kane shume nevoje. Cdo mbeshtetje financiare dhe morale ne fatkeqesi te tilla na ben bashke me shume se kurre.

Edhe disa kolege pune me kane shprehur solidarizim pasi e moren vesh. Mos u ligeshtoni sepse keni miq edhe pertej oqeanit edhe pse te huaj mendojne per ju. Po perpiqemi te gjithe te mbledhim ndihma neper te njohurit tane nga te gjitha kombesite ketu ku jetojme. Ju faleminderit!.”

SHKARKO APP