Amfiteatri i Durrësit në listën e koncesioneve, Duma: Masakër historike
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të dhënë me koncesion Amfiteatrin e Durrësit. Duma akuzon qeverinë se pasi masakroi çdo vlerë të Durrësit antik duke e groposur nën beton, tashmë po ndërmerr aktin e fundit të barbarizmit kundër qytetit bregdetar. ”I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit. E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin”,-shkruan Duma në një postim në facebook.
Postimi i plotë
MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.
I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit. E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin. Legjitimuan konçensionimin me dështimin? Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.
Kur e Zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës! Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuat Amfiteatrin e Durrësit?
Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke? Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual! I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe. Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!