Amnisti fiskale për emigrantët, Ervin Bushati: Pasi të mbarojë operacioni OFL

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA ku komentoi zhvillimet në Kongresin e Partisë Socialiste. Bushati foli së pari për piketat për mandatin e tretë, që sipas tij do të jetë mandati kur do të mbyllen reformat. Ndërkohë, ai komentoi edhe futjen e dekriminalizimit të detyruar për anëtarët e Partisë Socialiste, që do të synojnë të marrin pjesë në zgjedhje për poste publike. Për amnistinë ekonomike për pasuritë e qytetarëve shqiptarë, Bushati tha se kjo do të fillojë pasi të përfundojë Operacioni Forca e Ligjit. Ndërkohë, ai foli dhe për propozimin për rritjen e pagës minimale, duke u shprehur se është momenti i duhur për këtë.

Përmbyllja e reformave dhe mandati i tretë:-  Ervin Bushati: Prioritetet tona janë sfidat e Shqipërië; rindërtimi pas tërmetit, integrimi në BE dhe Reforma në Drejtësi. Këto diskutuam dhe në Kongres. Të tjera që diskutuam, janë procese të brendshme të Partisë Socialiste, që të shikojë drejt vitit 2021 për një mandat të tretë.  Ka dhe një vit e gjysëm, mendojmë se nëse në mandatin e parë hodhëm themelet për nisjen e reformave, në mandatin e dytë ne kemi shtrirë linjat kryesore ku do funksionojnë reformat dhe në mandatin e tretë do i përmbyllim reformat. Do sjellim zhvillimin ekonomik. 

Dekriminalizimi i brednshëm: – BushatiReforma në Drejtësi është pika më e fortë e mazhorancës. Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë drejtësi funksionale. Shqipëria nuk ka pasur rend ligjor të saktë në të gjitha kohërat. Është për tu admiruar edhe vullneti qytetar. Fakti që vettingu nxjerr nga sistemi 70% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vërteton atë që ne kishim thënë. Pasi kemi ndryshuar Kushtetutën, ne shikojmë dhe kemi adoptuar në statutin tonë për të ndryshuar gjithçka bazuar mbi ligjet. Të gjitha këto janë ndryshuar dhe në statutin tonë. Ne kemi futur konceptin e bashkë-kryesisë. Do jetë një kryesi e ndarë mes një kolegu burrë dhe një kolegu grua. Kjo është vendimmarrje për të dyfishuar kapacitetet drejtuese.

Amnistia e ekonomisë së emigrantëve:- BushatiKy është momenti kur ne koherencë me atë që kemi bërë me Reformën në Drejtësi, me OFL, të gjitha këto janë në sinkron që në radhë të parë të ndalohet forca e krimit. Ky është sensi i të gjithës. Momentin që heq arsyen ekonomike demotivion dhe krimin. Krimi bëhet për arsye të pastra ekonomike sepse duan të përfitojnë nëpërmjet trafikut. Nëse u heq arsyen ekonomike këta njerëz nuk do të merren me krim. Pjesa e dytë, pasi të mbyllet kjo fazë, Kryeminsitri deklaroi se në fillim të vitit të ardhshëm do kërkojmë formalizimin e ekonomisë. Kjo ka qenë pika jonë kryesore. Shumë shqiptarë kanë punuar dhe krijuar ekonominë në emigracion. Prandaj do bëhet kjo pjesa e amnistisë.

Si do veprohet për amnistinë: – Bushati: Sot kemi marrë indicien e parë se si mund të bëhet kjo. Të mbyllim me sukses OFL, dhe më pas do të ketë ndryshime ligjore për të materializuar këtë. Do kemi shumë detaje, nuk do jetë shumë e thjeshtë. Të demotivojmë krimin dhe më pas kjo pjesa e mënyrë se formalizimit të ekonomisë të gjithë qytetarët të formalizojmë ekonominë. 

Paga minimale: – Bushati: Është një hap për tu përshëndetur. Është vendimmarrja e fortë politike. Është një hap i duhur që mund të bëhej në këtë politikë. Ne do donim ta kishim pagën minimale dhe 300 mijë lekë të reja. Por jemi të ndërgjegjshëm se kur paga minimale të bëhet 30 mijë lekë. Ky ishte momenti, ne mund të propozonim gjithçka për qytetarët. Por jemi të ndërgjegjshëm. Ky është momenti i duhur, ne nuk i bëjmë për punën e zgjedhjeve. Ekonomia nuk mund të jetë fushë eksperimentesh. Duke parë rritjen ekonomike, duke parë nivelin e ulët buxhetor, duke menduar që do kemi vitin e ardhshëm një fluks investimesh. Këto do të ndryshojnë profilin ekonomik të Shqipërisë. Do të dyfishohen investimet publike. Ne kemi premtuar që këto 14 mijë familje do të kenë një shtëpi ku do të flenë. Kemi patur një mbështetje të madhe nga donatorët. 

SHKARKO APP