Amnisti për 50 të dënuar në burgun e Drenovës

Festa e fundvitit i ka bashkuar të dënuarit e Burgut të Drenovës me familjarët. Në një aktivitet të zhvilluar nga ky institucion ata patën mundësi të merrnin pjesë në lojra të ndryshme por edhe të dëgjonin lajmin e mire se 50 prej tyre do të përfitojnë nga amnistia.

Për të dënuarit e burgut të Drenovës festa e fundvitit ka sjellë momente gëzimi, pasi kanë mundur të bashkohen për disa orë me të afërmit, por edhe të shijojnë aktivitetet e ndryshme organizuar në Pallatin e Sportit.

Drejtori i Burgut bëri me dije se rreth 50 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shoqëria me institucionet e saj bëjnë përpjekje të vazhdueshme që këta sa më shpejt të bëhen pjesë e saj. Vetë këta me pjesëmarrjen e tyre këtu tregojnë se janë të gatshëm dhe të integrueshëm në shoqëri”, tha drejtori i burgut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresën tek amnistia e kanë edhe ata që për shumë vite kanë qëndruar pas hekurave për të vuajtur pasojat e kryerjes së veprave penale.

Të tjerë thonë se po vuajnë padrejtësisht dënimin ndaj apelojnë për drejtësi

Urimi për vitin e ri nuk shkon vetëm për familjarët por edhe për bashkëvuajtësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?