Amnistia fiskale, Ahmetaj zbulon sesa përqind do të taksohen personat që do të përfshihen
Qeveria ”Rama 3” është e vendosur që të shkojë përpara me amnistinë fiskale, edhe pse ndërkombëtarët janë kundër. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, tregon sesa përqind do të taksohen personat që do të përfshihen në amnistinë fiskale. Sipas tij, është aplikuar një taksë specifike 7% për ata që do deklarojnë 4 muajt e parë dhe 10% ata që do deklarojnë 5 muajt e dytë të zbatimit të ligjit.
“Ne e ndryshuam draftin në konsultim me partnerët, na sugjeruan me këmbëngulje një tavan, madje u sugjerua edhe si numër. Ne shtuam 2 milionë në familje trungu, jo dy milionë personi. Ti në 5 vite nuk i lëviz dot nga Shqipëria ato para. Një lloj avantazhi jo për t’i nxjerrë por në aspektin ngarkesës fiskale për ata që blejë bono thesari.
Është aplikuar një taksë specifike 7% për ata që do deklarojnë 4 muajt e parë dhe 10% ata që do deklarojnë 5 muajt e dytë. Është bërë shumë për informalitetin, është betejë që nuk mbaron. Ne kemi qenë 25% e prodhimit të brendshëm të ardhurat totale në raport me raportin e brendshëm ka shkuar gati në 28. Janë 700 milionë dollarë çdo vit të rimarra në buxhet vetëm nga reduktimi i informalitetit.
Nuk do ta quaja ‘boom’ deklarimi, do tentoja të numërohesha tek realistët. Nuk mendoj se legalizimi i kapitaleve do sjellë tronditje financiare. Ka bërë shumë avancim, ka futur para në buxhet, ka transaprencuar asete, pasuri, por nuk do përmbysi situatën”, tha Ahmetaj.