Amnistia fiskale, Spaho: Pengesa e qeverisë është rezistenca e jashtme
Eksperti i Ekonomisë, Mateo Spaho thotë se pengesa kryesore për qeverinë shqiptare sa i takon amnistisë fiskale është rezistenca e jashtme dhe jo ajo e brendshme. Sipas tij, po të ishte për opozitën, apo ekspertët e ekonomisë, qeveria do ta kishte kaluar me kohë.
”Nuk jam kundër në vetvete por që duhet të marrim masat e duhura që të mos vazhdojë si më përpara. Pengesa nuk është rezistenca e brendshme, por ajo e jashtme. Por të ishte për opozitë apo ekspertë ekonomie do ishte kaluar me kohë.
Arsyeja pse s’e ka kaluar qeveria atë ligj është sepse nuk duan ndërkombëtarët. Paraja informale hyn në ndërtim, aktivitete tregtare, prodhuese. Ne jemi akoma shumë të papërpunuar, ka nevojë për institucione më të papërpunuara. Shqipëria nuk është një vend i besueshëm për partnerët tanë. Këtu më fjalë për shprehjen nga pikëpamja e parave ‘të hyjë derri e dosa’, nuk janë probleme të vogla”,-tha në ”MCN TV”.