Amnistia/ Kujtim Gjuzi flet si Ulsi Manja: 175 janë pak, të lirohen më shumë të dënuar nga burgu
Deputeti Kujtim Gjuzi kërkon zgjerimin e kategorive të amnistisë. Ai tha se 175 të dënuar që i kap amnistia për t’u liruar janë pak.
“Nëse Rama nuk e bën testin e drogës si mund të lëmë një mijë persona atje brenda për përdorim vetjak ndodhen pas hekurave. Ne nuk duhet të cojmë njerëzit në dyert e qelive kur nuk kanë faj se përgjegjëse ishte qeveria Rama dhe një ministër që nuk është më as në Kuvend.
Të gjithë këta që mbollën drogë dhanë një version si të pasurohesh shpejt. Amnistia është e mangët, selektive, duhet riparë. Cdo gjashtë muaj të bëjmë amnisti?! Le ta shtyjmë me një javë dhe të zgjerojmë gamën. Janë 1200 të tjera pas hekurave që janë fajtor për shkak të qeverisë. Ata që janë vuajtur 2/3 e dënimit të shkojnë pranë familjeve duke i mbajtur në monitorim” tha ai.
Por propozimi i Gjuzit erdhi menjëherë pas deklaratës së deputetit socialist, Ulsi Manja, njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, i cili tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.
“Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti”, tha Manja.