Amnistia, Manja: Përfitojnë 175 të dënuar

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh sot se me ligjin e amnistisë do përfitojnë 175 të dënuar. Nga foltorja e Kuvendit, Manja tha se parlamenti mund të propopëzojë një tjetër amnisti, ku nurmi i të dënuarve që do përfitojnë do rritet sërish. ”Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur. 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti”.

SHKARKO APP