Amnistia Penale, Alibeaj i prerë: Votojmë vetëm nëse plotësohen 2 kushtet tona

Enkelejd Alibeaj shprehet i prerë mbi kushtet që PD-ja e Lulzim Bashës ka për të votuar projektligjin e amnistisë penale. Në konferencën për shtyp, Alibeaj përmendi dy kushte duke theksuar se ata si grup do të votojnë versionin fillestar të paraqitur.

“Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.

Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive.

Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”,-tha Alibeaj.

SHKARKO APP