Amnistia Penale, Blendi Klosi: Urojmë të votohet të enjten, por s’është në dorën tonë

Amnistia Penale vijon që të jetë në Kuvend dhe të mos votohet, ndërkohë që burgjet janë plot. Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha sot gjatë një interviste televizive se mazhoranca është e interesuar që ligji për amnistinë penale të kalojë që këtë të enjte, nëse janë votat në Kuvend.

“Aministia penale prej shumë kohësh po diskutohet në zyrat tona. U miratua nga Ministria e Drejtësisë. Duhen 84 vota. Kemi patur propozime nga opozita. Shpresojmë që një orë e më parë të votohet. Urojmë që nëse do ketë votat, të votohet të enjten.

Do ishte mirë që deputetët e opozitës të kuptojnë ky ligj nuk është për përfitime politike, por ndihmon qindra familje shqiptare. Ne jemi të interesuar që një orë e më parë të kalojë, shpresojmë për ditën e enjte, por nuk është në dorën tonë”, tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?