Amnistia penale në Kuvend, përfitojnë 600 të dënuar. Mes tyre, 10 gra e 10 të mitur

Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë dha detaje për kategoritë e përfituesve nga amnistia penale, e cila u tha se do tu jepte që në dhjetor të 2023.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë edhe gra, edhe të mitur. “Përsa i përket numrit të grave që përfitojnë më rezultojnë 10, të mitur janë 10 që janë në Kavajë”.

Për miratimin në parlament, amnistia penale kërkon 84 vota. Socialistët i bënë thirrje deputetëve opozitarë të bashkojnë votat, në mënyrë që të dënuarit të mund të përfitojnë lirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?