Amnistia për të burgosurit, Gjonaj: Përfitojnë 3 kategoritë
Për amnistinë e fundvitit, qeveria do të shqyrtojë javën e ardhshme vendimin e Ministrisë së Drejtësisë. Paçka se nuk ka një numër të saktë të të dënuarve që do të lirohen nga qelitë, kategoritë kryesore që përfitojnë janë 3. Një amnisti për herë të fundit u ndërmor në vitin 2016.
“Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillim e Ministrave dhe në ditët në vijim pritet një vendim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur prioritet, gratë, të miturit dhe të moshuarit”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj. Në Komisionin e Ligjeve, ajo pranoi se drejtuesit e burgjeve janë kërcënuar vazhdimisht ndaj do merren masa për ruajtjen e tyre.
“Një strukturë e posaçme, e cila është konsideruar shumë e rëndësishme për të funksionuar në sistemin e burgjeve, që do të garantojë dhe do të kryejë mbrojtjen e posaçme të drejtuesve të burgjeve në rastet kur do të të jenë të kërcënuar”. Pre e kërcënimeve mësohet ka rënë edhe vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, rast për të cilin kanë nisur hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

