Amnistinë penale për 700 të burgosur, votimi në Kuvend më 22 shkurt

Sagës së gjatë të diskutimeve për amnistinë nga ku do të përfitojnë mbi 700 dënuar dhe 2000 persona të tjerë në shërbim prove po i vjen fundi. Komisioni parlamentar i sigurisë miratoi në parim projektligjin ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, shprehu gatishmërinë në hartimin e një opinioni për amendamentin e Enkelejd Alibeajt.

Enkelejt Alibeaj ishte i vetmi nga opozita i përfshirë në diskutime nga ku edhe njëherë tjetër shpjegoi se amendamenti i tij, që synon amnisti dhënie për protestuesit jo vetëm të protestave të opozitës por edhe të atyre pjesëmarrës në protestat e shembjes së teatrit apo në Astir.

Deputetët socialist në diskutimet nen për nen sollën disa propozime të tjera. Kryetari komisionit të sigurisë kombëtare i shpjegoi anëtarëve socialist rrugën që duhet të ndjekim me propozime.

Top Channel mëson se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS është kërkuar të miratohen në komisionin e ligjeve tre amendamentet e opozitës me propozues Enkeljed Alibeajn, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferi. Është vendosur më miratimi amnistisë në parlament e cila kërkon 84 vota në seancën e 22 Shkurtit.

SHKARKO APP