Ana tjetër e Hënës, e paparë që nga 1959-shi

 

 

Agjencia Amerikane e Gjithësisë ka publikuar një vistër fotografish që tregojnë ana e ashtuquajtur e errët e Hënës. Sateliti i NASA-s "Deep Space Climate Observatory" ka regjistruar diçka gati të paimagjinueshme – anën tjetër plotësisht të ndriçuar të satelitit natyror të Tokës.

Siç është e njohur, nga Toka mund të shihet vetëm njëra anë e Hënës për shkak të mënyrës së rrotullimit rreth planetit tonë, ndërsa anën tjetër, të errëtën, sipas shkrimit që e transmeton Koha.net, njerëzimi nuk e ka parë deri në misionin Sovjetik të vitit 1959.

Një vistër fotografish të regjistruara nga sateliti "Deep Space Climate Observatory" tregojnë “aq pabesueshëm se sa është Toka më e ndritshme nga Hëna “, deklaroi Adam Sabo, hulumtues në NASA. 
“Planeti ynë është me të vërtetë objekt në errësirë në krahasim me sipërfaqen lunare”.

Fotografitë janë bërë më 16 korrik nga një perspektivë e veçantë, meqë sateliti "Deep Space Climate Observatory" është larg nga Toka më shumë se një milion e gjysmë kilometra, dhe ato tregojnë Hënën duke lëvizur para anës së ndriçuar nga dielli të Tokës, përmes Paqësorit në drejtim të Amerikës Veriore.

Profesori Michael Brown, astronom nga Universiteti “Monash” konsideron se fotografitë janë befasuese. 
“Është e pazakontë sepse ka nevojë për distancë edhe më të madhe se largësia e Hënës për pasur fotografi të tilla. Këto janë bërë nga distanca më e madhe se një milion kilometra. Ndërsa ne nuk e kemi këtë perspektivë”, sqaroi Brown.

SHKARKO APP