Analistët skeptikë, Minxhozi: Paketa anti-KÇK do vijë duke u zbehur
Përballë ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ishin edhe analistët Fatos Lubonja dhe Skënder Minxhozi.
Sa për kontrollin që qeveria pritet t’i bëjë figurave të botës së krimit, Lubonja u shpreh skeptik, duke iu drejtuar ministrit me fjalët: “Këta ju kontrollojnë juve”.
Në kundërpërgjigje, ministri Lleshaj i tha: “Kriza e besimit zoti Lubonja na ka çuar në histeri kombëtare neve”.
Nga ana e tij Zoti Minxhozi u shpreh se nuk i vinte keq kur shihte emra të njerëzve të botës së krimit, të cilëv e iu kërkohet të zbardhin pasurinë. “Qoftë kriminel i majtë apo djathtë ai duhet të përgjigjet një ditë. Rëndësi ka të mos bëhen diferencime”.
Ai po ashtu tha se besonte që kjo iniciativë e nisur fuqishëm do vijë duke u zbehur rrugës.
“Unë kam dyshim që kjo si inicativë do vijë duke u zbehur dhe nuk do jetë eficente aq sa është përgatitur në ditën e parë”.