Analisti Ben Andoni: Basha është përgatitur për ta ”lëshuar” Berishën

Mbi çështjen e ditës që është Sali Berisha, analisti Ben Andoni thotë se kreu i PD-së është përgatitur për t’u distancuar nga ish-kryeministri, pasi SHBA-ja e shpalli person “non grata” me akuzën e kurrupsionit. “Unë hyj personalisht tek ata që mendojnë se Basha është përgatitur për ta lëshuar Berisha, madje Basha si pak njerëz në Shqipëri, ka kohë që e di këtë situatë të Berishës”, tha ai për Euronews Albania.

Nga ana tjetër, ai thekson se kërkesa e Berishës drejtuar sekretarit Blinken për të bërë publike provat dhe faktet, që sipas tyre e implikojnë në afera “korruptive” ngjasojnë me një betejë “gati të padukshme”, që i kalon kufijtë e politikës.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kërkoi nga drejtuesit e partive të mëdha, PS dhe PD, që në shtator të mos lejojnë hyrjen në Parlament të deputetëve, që kanë probleme me figurën e tyre, përfshirë këtu edhe Berisha, i cili u shpall në maj të këtij viti si i padëshirueshëm nga SHBA.

SHKARKO APP