Analisti Bushati: Rama konsultohet me Vuçiç për Brukselin
Samiti në Bruksel mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, është tema kryesore në televizionet shqiptare.
Analisti Andi Bushati thotë se qëndrimi shantazhues i kryeministrit Edi Rama përballë Brukselit duke qëndruar në krah të Vuçiç duhet sqaruar.
“A është Ballkani i Hapur një antipod i integrimit? Është një pyetje që duhet sqaruar. nëse duket normale se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me Evropën duhet të marrë OK në Beograd. Rama tha dhe se do pyeste Vuçiçin për t’i thënë ose jo Brukselit”, tha Bushati.