Analisti Ilir Kulla: Hetimi i Fredi Belerit do zgjasë me vite

Placeholder Image

Analisti Ilir Kulla, thekson se hetimi për Fredi Belerin do të zgjasë me vite të tëra. Ai thotë se procedurat për çështjen “Beleri” do të jenë të gjata ndërsa theksoi faktin se në këtë mes ka përplasje politike.

“Për arrestimin e Belerit nuk mund të heqim faktin që ka një përplasje politike. Duhet të jemi realist se kur u bë reforma në drejtësi nuk u prek kodi i procedurës. Ka shumë njerëz si Fredi Beleri që thjesht për çështje procedurash, rrinë burgjeve deri sa të presin gjykimin dhe më pas mund të dalë i pafajshëm.

Procedurat te ne janë të tmerrshme. Janë 18 prokurorë që kanë pa fund dosje. Në rastin më të mirë të Fredi Belerit do të duhet t’i kaloj të gjitha shkallët që thamë, të paktën duhet të rrijë disa muaj deri sa të vijë radha. Hetimi i çështjes dhe gjyqi i Belerit ka për të zgjatur me vite”,-tha Kulla për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP