Analisti: Kokëfortësia me ligjin antishpifje nuk mund të shkojë deri në fund!
Analistët dhe gazetarët janë kundër paketës antishpifje të qeverisë dhe kërkojnë që ky ligj të ndalohet, pasi sipas tyre, censuron fjalën e lirë.
Analisti Lutfi Dervishi tha në tryezën e mbledhur nga PD për lirinë e shtypit që ligji i ri për mediat nuk mund të shkojë deri në fund.
Ai solli në vëmendje ditët e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, duke thënë se nëse nuk do të ishingazetarët, autoritetet do të ishin në panik dhe ‘fake news’ do të mbizotëronte.
“Nuk mundet qe kjo kokefortesi me ligjin e ri te shkoje deri ne fund. Ligji per te drejten e informimit dhe nese sheh performancen e ketij ligji eshte duke u tretur. Nuk ka me gazetare dhe lideret behen media. Ne rastin e termetit, nese gazetaret nuk do te ishin, autoritetet do te ishin ne panik dhe fake news do te mbizotëronte”, tha Dervishi.