Analisti: Meta po e dëmton Partinë e Lirisë me qëndrimet ndaj SPAK-ut

Gazetari Roland Qafoku, thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me qëndrimet e ashpra ndaj SPAK gjatë ditëve të fundit po e dëmton Partinë e Lirinë, nuk po e fuqizon siç pretendon ai. Për të LSI dikur arriti të ishte faktor vendimtar duke e bërë politikën shqiptarë trepolare dhe duke shpërbërë politikën bipolare PD-PS.

”Shumë personazhe janë larguar gjatë kohës që Meta shkoi në presidencë është fakt. Nuk është se Meta po i kthen në PL, por po zëvendëson ata që gjeti aty me të tjerë. Për shembull, Shezai Rrokaj, një njeri që i bënte ndër LSI në atë kohë, a i është thënë ndonjëherë atij njeriu që ne këtu gabuam, ti kishte të drejtë, ai ishte njëri apolitik.

Unë besoj që kjo që po bën Meta nuk i jep kuota, por e dëmton partinë. Me ato që kemi informacion publik dhe deklaratat e Metës kuptojmë që kjo parti dëmtohet. Në kushte që politikën e kemi gjithnjë bipolare, LSI ishte amortizator i mirë. Ajo thënia e Berishë që politika ishte trepolare ishte e vërtetë dhe LSI arriti të shpërbënte politikën bipolare PS-PD. Kjo që po bën Meta tani e dëmton partinë dhe këtu përfiton Rama”, tha Qafoku në ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?