Analisti Nesturi: Basha po varros karrierën e tij duke mos u dukur fare
Analisti Plator Nesturi, thotë se në PD ka një problematikë të madhe, ndërsa shtoi më tej se Lulzim Basha me këtë lloj tërheqjeje, duke mos u dukur fare, po e varros karrierën e vet politike.
”Celibashi e kishte paralajmëruar vendimin e tij, nuk pati ndonjë element të shtuar nga përfaqësuesit e PD. Çështja e vulës ka ngelur e varur në një gozhdë të gjykata. Ka një problematikë të madhe në PD. Mendoj që Basha me këtë lloj tërheqje, pa u dukur fare në lojë, duket sikur po e varros përfundimisht karrierën e vet politike.
Kjo është tamam t’ia varësh të tjerëve në qafë një kompetencë që e ke ti. Këto janë situata që po e bëjnë qesharake çdo. Ky është një mishmash. Nuk mendoj që duhet drejtuar sulmi drejt Celibashit. Por, mendoj që pjesa e kësaj krijese, që e ka të drejtën e firmës dhe të vulës me vendimet e fundit, duhet të jetë më e përgjegjshme karshi elektoratit dhe anëtarësisë së vet”,-tha në ”A2cnn”.