Analisti Preç Zogaj: Me këtë opozitë, PS-së dhe Ramës u ka pjellë gjeli. Nuk dihet se kur vjen rotacioni
Analisti Preç Zogaj komenton çeljen e fushatës zgjedhore të PS-së vetëm me kandidatët dhe deputetët, por me mbjellje pemësh, dhe thotë se kjo fushatë ndryshe është një reflektim i një komunikimi tjetër politik. “Ka ndryshuar fushata elektorale në tërësi, nuk janë ato të ngarkuara me slogane, postera, spote si para shumë vitesh. Tani komunikimi ka ndryshuar dhe mendoj se kudo në botë, fushatat pak a shumë reflektojnë këtë ndryshim thelbësor që ka pësuar komunikimi në politikë, kryesisht përmes rrjeteve sociale”,-tha në ”Tv Klan”.
Mbjelljen e pemëve nuk përbën diçka të re për analistin, madje sloganin e zgjedhur nga ana e socialistëve e cilëson të rëndomtë. Në përgjithësi, Zogaj theksoi se fushata e mazhorancës është propagandistike duke shtuar se socialistët janë të bindur për fitoren në shumicën e bashkive.
“Me opozitën e Shqipërisë, PS dhe Ramës u ka pjellë gjeli, kjo opozitë vetëm sapo zvogëlohet, këtu po normalizohet mos rrotacioni. Shqipëria po futet në një periudhë që nuk dihet sa do zgjasë dhe s’ka rrotacion më! Jam duke folur që opozita nuk po arrin të krijojë një alternativë fituese, këtu i bihet me një vrimë prej vitesh. PS-së i peshon bishti më shumë sesa sqepari, është një e majtë që e mban të bashkuar një frymë, një ide pushteti, forcë për të qeverisur dhe ajo trashëgohet dhe në familje, kjo do jetë dhe pas 9 vjetësh dhe kjo përcakton kuadratin elektoral”.