Analisti: Prokuroria të hetojë sms-të e Kryeministrit, shantazh i pastër ndaj Presidentit

Analisti, Fitim Zekthi, kërkon hetim urgjent nga prokuroria të mesazheve të kryeministrit Edi Rama në drejtim  të Presidentit Ilir dhe që sot i bëri publike pikërisht ky i fundit gjatë një konference për gazetarët.

I ftuar në RTV Ora, Zekthi tha se ky është një shantazh i pastër i Ramës për të ndikuar vendimmarrjen e Presidentit.

Zekthi: Meta është një njeri që gjithmonë ka bërë veprime të forta politike. Nuk jam ndër admiruesit e mënyrës si bën politikë zoti Meta, as të LSI kur ka qenë kryetar. Por ai tha një gjë që kërkon hetim imediat nga prokuroria. Kryeministri i ka dërguar sms dhe i ka thnënë që kur të dalësh nga Presidenca nuk do të ekzistojë LSI dhe Basha nuk do të jetë më kryetar i PD-së. Ky është shantazh i pastër.Pse Rama ja ka dërguar këtë sms zotit Meta? Ja ka dërguar që të ndikojë vendimmarrjen e Presidentit.Është një shantazh për punën e Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Ilir Meta zbuloi sot mesazhet që kryeministri Edi Rama i kishte dërguar presidentit dy ditë pas 16 shkurtit, kur opozita deklaroi se do digjinin mandatet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta: “Shikoni çfarë më shkruan, sepse nuk e kam zakon të nxjerr mesazhe por do fillojmë ti nxjerrim këto punë. Do i cojmë dhe arkivit të shtetit ca dokumente që ti ketë për historik. Më 18 shkurt dy ditë pas 16 shkurtit kryeministri i shkruan presidentit të Republikës, meqë Luli dhe Mona kanë thënë se do djegin mandatet.

Sms e Rames: “Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do të jetë kryetar partie e ka gjet kryetaren, ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin si president nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar por më pëlqen të bëj parashikime mbi bazën e analizave të mija dhe përtej të tjerave sinqerisht më vjen keq.”

I vjen keq dhe për Lulin dhe për mua që nuk do gjekam gjurmë LSI-je. Mua kur smë erdhi keq për të gjithë historinë time në PS, që i dhashë  vitet më të mira, në ditët më të vështira dhe të zeza, që nuk hynte njeri atje vetëm 70 vjec e lart dhe që Edi i gjuante me gura dhe donte ta nxirrte jashtë ligjit bsahkë me Saliun dhe bënte partinë kist atje e bënin ca historira të tjera të bukura, mua nuk më vjen keq as për LSI-në që e kam bërë për ti dhënë mundësi Shqipërisë dhe të gjithë atyre si Klajda Gjosha, panariti të bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë dhe nuk e kam bërë mirë për vetne time dhe ai ta dijë mirë se në çdo moment bëj një LSI tre katër herë më të madhe se ajo e kam lënë por ky nuk është ëqllimi im. Qëllimi im është që të mos lejoj Edin dhe ata ku Edi është peng që të mos lënë gjurmë demokracie këtu. Që të mos lënë gjurmë Shqipërie këtu. Prandaj Edi thellohu!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?