Analisti Sejamini: 3-4 deputetë të opozitës i janë bashkuar Ramës

Analisti Neritan Sejamini, thotë se çdo vendim i Gjykatës për vulën e PD-së pa verifikuar firmat e personave që kanë marrë pjesë në Konventën e organizuar nga Berisha është politik. Duke vijuar logjikën e tij, Sejamini tha se grupi i Alibeajt është anti opozitë dhe anti PD dhe se duhet të turpërohen politikisht. Për të 3-4 deputetë të opozitës i janë bashkuar Edi Ramës në Kuvend.

”E vetmja mundësi që Gjykata t’ia japë vulën Alibeajt është nëse pyet ata që kanë qene te Konventa dhe të zbulojë nëse s’ka qenë atje. T’i thotë me jep listën, ke qenë, s’ke qenë. A ishte vullneti i anëtarëve për të zgjedhur Berishën kryetar? Gjykata pa verifikuar këtë fakt nuk mund të vendosë asgjë tjetër. E dyta, çdo vendim i Gjykatës pa verifikuar firmat është politik.

I gjithë grupi i Alibeajt është anti-opozitë dhe anti PD ka motivim për t’i shërbyer pushtetit për të shpartalluar opozitën. Ata nuk kanë asnjë arsye për të pretenduar për të marrë vulën e PD-së. Ky grup nuk ka asnjë lloj të drejte morale, politike të pretendojë asgjë. Nuk kanë asnjë ide politike, po të mos ishte Berisha, këta dinë vetëm non-grata.

Ngjarja më e rëndësishme e javës që shkoi është që 3-4 deputetë të opozitës i janë bashkuar Ramës dhe janë bashkuar dy të vegjël. Kur Rama qenka kaq problematik, pse këta njerëz po bashkohen me Ramën. Pushteti i Ramës është pushtet që mbështet nga mediat më të mëdha, bizneset më të mëdha, një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile”,-tha në ”MCN TV” te “Te PaEkzpozuarit.

SHKARKO APP