Analisti Sejamini: Fushata e opozitës nuk përputhet me realitetin

Gazetari Neritan Sejamini teksa flet për humbjen drastike të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, tha se opozita gaboi me fushatën e 14 majit. Sipas Sejaminit, fushata që u bë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk përputhet me realitetin.

”Nëse flasim për demokraci, kam të drejtë të të kritikoj. Duhet të bëheni më të hapur ndaj kritikave. Problemi është këtu. Unë i kam thënë zotit Berisha: Fushata që po bëni ju nuk përputhet me realitetin shqiptar. I kam thënë Ramës: Ju keni një skemë krim-media-biznes për të kontrolluar Shqipërinë.

Çfarë lidhje ka autobusi falas me këtë që po shohim. Në këtë studio kemi qenë të vetmit që ju kemi mbrojtur në kauzën tuaj për vulën. Ne i kemi thënë opozitës ndrysho fushatën, prek problemet e qytetarëve. Detyra juaj është të ballafaqoheni me këtë sistem. Ju thoni po të jemi në Suedi, fitojmë”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP