Analisti Sejamini për dosjen ”McGonigal”: Është përmirësuar imazhi i Berishës
Analisti Neritan Sejamini, thotë se opozita në vend që të veshë rrobën ushtarake duhet të veshë kostumin dhe të takojë ambasadorët. Për të me çështjen e McGonigal është përmirësuar imazhi i Berishës dhe se pozita e Edi Ramës përballë të huajve është zbehur.
”Sali Berisha ndihet i shpaguar për atë që ka pretenduar, që ndaj tij ka pasur lojë të pandershme. Opozita e percepton si mundësi. Një nga problemet që ka pasur PD-ja nuk ka punuar me anëtarët këto 8 vit. Janë në presion e militantëve. Kompenson mungesën e një veprimi konkret me fjalë të mëdha.
Me Mcgonigal është përmirësuar imazhi i Berishës. Një pjesë e të huajve ndihet në vështirësi. Si ndihet ambasadori britanik? Pozita e Ramës me të huaj është zbehur.
Sot PD-ja në vend që të veshi rrobën e ushtarake, duhet të veshë kostumin dhe të takojë ambasadorët, ambasadorin britanik, gjerman. Opozita duhet të na flasë qytetarëve. Jemi të lodhur duke dëgjuar: Rama, Rama”,-tha në ”MCN TV”.
KOHA JONË SONDAZH

