Analisti Sejamini: PS është e gatshme të lëshoi listat për koalicionet. Frikë nga humbja

Sipas analistit Neritan Sejamini, socialistët janë të gatshëm të lëshojnë modalitetin e listave zgjedhore por të mos heqin dorë nga mënyra e propozuar prej tyre të koalicioneve parazgjedhore. Kjo sipas tij bëhet pasi shumica socialiste synon të ndajë opozitën në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të ruajë votat e saj, pasi koalicionet ndikojnë direkt tek rezultati i zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, ai shton se shikon se PS-ja do të jetë e gatshme të bëjë lëshime për çështjen e listave por nuk do të pranojë që të lejojë koalicion me lista të veçanta pasi sipas tij kjo sjell direkt ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

“Interesi i PS është që të mos ketë koalicion me lista të veçanta. Çështja e listave është çështje e demokracisë së brendshme në thelb nuk është çështje që ndikon në rezultati je zgjedhjeve, kurse çështja e koalicioneve ndikon direkt në rezultatin e zgjedhjeve. PS është e gatshme të lëshoi listat për koalicione”, tha Sejamini në ”euronews”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?