Analisti Spahiu: Tre arsye politike pse shefi CIA vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, por jo Shqipërinë

Analisti Kreshnik Spahiu e quan historike vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë. Në një intervistë për ”Report Tv”, Spahiu tha se fakti që viziton tre shtet si Kosova, Bosnja dhe Serbia tregon vëmendjen e SHBA-së për të parandaluar një vatër lufte në Ballkan.

”Është një fakt që zbulon qëllimin e vërtetë dhe arsyet pse i viziton këto vende. SHBA duan të jenë garanti dhe të parandalojnë çdo lloj rreziku për hapjen e një vatre lufte në Ballkan.

Dihet që interesa të Rusisë apo Iranit mund të jenë për të hapur një konflikt luftë në Ballkan, në këtë kontekst vizita e William Burns në Kosovë në Bosnje dhe në Serbi nxjerr që targeti është në 3 vende jo të qëndrueshme, por 3 shtete ku për shkak ë historikut mund të ndizet një vatër luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që është fokusuar vetëm në këto shtete, duket se arsyet janë për të parandaluar një luftë të mundshme, te këto 3 shtete të cilat kanë krijuar turbulenca me Uashingtonin vitet e kaluara. DASH përshëndeste Serbinë si partnere në luftën kudër Rusisë. Është hera e para që Uashingtoni lëshon një deklaratë të tillë”,-tha Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?