Analisti Sulo: Marrëveshje e fshehtë Rama-Balluku. Futi në kabinet njerëzit e saj, largoi Spiropalin

Analisti Arion Sulo, thotë se ndryshimet në qeveri janë një kurth që sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë për të sfumuar largimin e Ballukut.

”Kurthi që ka bërë Edi Rama sot, është për të sfumuar largimin e Ballukut. Ajo ishte pezulluar, s’mund të vazhdonte. Ky bën gjithë qeverinë që ta fshehë largimin e Ballukut. Hajde ta bëjmë më skandaloze dhe më të fuqishme Ballukun.

Pse duhet të largohej Spiropali, Albana Koçiu që ikën nga ministria. E rënda e kësaj është si një marrëveshje e të dyve dhe në marrëveshje ka futur të vetët dhe ka larguar kundërshtarët. Spiropali është kundërshtarja e saj. ndryshohet qeveria që të ikë lajmi se largohet Balluku. Të gjithë prisnin heqjen e imunitetit, asnjë fjalë nuk tha për këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?