Analiza e gjakut/ E përcakton nëse jemi infektuar me Covid-19?

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një javë do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për Covid-19, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, pra ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force pranë Shtëpisë së Bardhë. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit të verifikimit për këto teste, me përshpejtim të jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shumë kritere.

Nga ana tjetër, ai tha që pas një jave do të ketë certifikimin e një ose me shumë markave të ndryshme testesh për antitrupat (janë me dhjetëra teste të ndryshme të propozuara, dhe në BE më shumë se 60). I pyetur a do të mund t’i bëhet ky test gjithë popullsisë amerikane 330 milionë, Dr. Fauci u përgjigj: “Me siguri do te behën miliona teste. Por testi do të na shërbeje kryesisht që të dimë në kohë reale, në çdo moment, sa është përhapja e infeksionit në popullsi”.

Covid-19 ngjitet shumë lehtë, me anë të ajrit që del me kollë, të folur ose frymëmarrje, kur njerëzit janë afër njëri-tjetrit. Për analizën e gjakut të antitrupave FDA-së, doli me deklarim më të kujdesshëm, komisioneri i FDA Dr. Stephen Hahn tha “asnjë test nuk është 100% i saktë, por ajo që ne nuk duam është të kemi teste tepër të pasakte, sepse do të jetë shumë më keq të kemi teste tepër të pasakta sesa të mos testojmë fare”. Në në fund të fundit, analiza e gjakut nuk bën diagnozë të hershme infeksioni Covid-19. Atë e bën vetëm tamponi.

SHKARKO APP