Analiza e Mentor Nazarkos: Rama doli ”jashtë orbite”

Mentor Nazarko, analist dhe eksperti i çështjeve rajonale, thotë se takimet e qeverive Shqipëri dhe Kosovë, duhet të institucionalizohen dhe në rrafshin e biznesit, shoqërisë civile dhe biznesit pasi vetëm kështu mund të bëhet një bilanc se sa progres është arritur në zbatimin e marrëveshjeve. Nazarko theksoi se në të dy vendet ka aktorë që ndikojnë në dy qeveritë për të mos lejuar zbatimin e marrëveshjeve.

”Duhet një institutinacionalizim shumëplanësh, nëse do të kishim një gjë të tillë, Rama do të kishte përballë përfaqësues të biznesit dhe kulturës që do t’i thonin se çfarë është realizuar dhe çfarë jo. Armiku më i rëndësishëm në përparimin e marrëdhënieve tona është status quo. Në skenën ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovë, ka aktorë kryesisht ekonomikë që janë të interesuar për të ruajtur status quon. Ata kanë pozita të caktuar në tregjet respektive të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mundohen që t’i mbajnë ato me forcë. Nuk u intereson hapja e kufijve, futja në treg e lojtarëve të rinj, nuk u intereson kompeteticioni dhe këta lojtarë, tregtarë apo prodhues ndikojnë tek qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë që marrëveshjet të mos zbatohen”, deklaroi Nazarko.

Duke komentuar fjalën e kryeministrit, analisti tha më tej se kryeministri shfaqi triumin e tij për minischengen dhe i lejoi vetes që të hynte dhe në politikën e brendshme të Kosovës, pasi kritikoi Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn për qëndrimet kundër këtij projekti. ”Rama zgjodhi momentin për të shfaqur triumfin e tij për iniciativën ku beson se është njëlloj nuni bashkë me Vuçiç dhe Zaev”, tha Nazarko në ”euronews”.

SHKARKO APP