Analiza e Ministrisë së Financave, Brisida Shehaj: Shpresoj s’ia keni bërë po njësoj analizën borxhit dhe investimeve
Brisida Shehaj, nënkryetare e LSI për Tiranën, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Financave për Tatimin mbi të ardhurat personale.
Në një postim në Facebook, Shehaj thotë se s’mund besojë analizën nga ministria e financave për arkëtimet e tatimit për të ardhurat personale.
Postimi i plotë i Shehajt në Facebook:
MINISTRIA E FINANCAVE DEKLARON SE:
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar 11.6 miliardë lekë ose 31.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Faktori kryesor në mosrealizimin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale është reduktimi i numrit të të punësuarve nga ana e tatimpaguesve si pasojë e Covid 19. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 69.4 miliardë lekë, 487 milionë lekë ose 0.7% më pak se 9 mujori 2019.
Nuk e besoj dot këtë lloj analize nga ministria e financave. E para nqs argumenti na ka rënë TAP se është ulur nr i të punësuarve do ishte i saktë atëhere dhe vlera e sigurimeve shoqërore do ishte proporcionale. Dhe numrin e saktë të të papunëve e jep vlera 487 ml (diku te 61000 vetë).
E dyta fasha më e goditur nga covid 19 është ajo me pagen 0-30000, të cilët nuk paguajnë TAP.
E treta dhe e sakta TAP ka rënie nga vjet sepse harruat atë ligjin e faljes për dividentin. Se kështu është kur bëni planifikime sa me kalu radhën. Kjo rënie duhej të planifikohej që në fillim sepse nuk falet pak por 9 miliardë lekë (90 ml usd).
Shpresoj s’ia keni bërë po njësoj analizën borxhit dhe investimeve.